minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Opozita, e vërteta dhe dinjiteti i qytetarëve!

0

Nga Pajtim Bello

Politikanëve të opozitës iu ka errësuar sytë aroma e pushtetit, iu ka topitur mëndjen dhe iu ka forcuar ndjenjën e pragmatizmit në veprimet e tyre për të arritur qëllimin. Trokasin derë më derë duke qëmtuar familjet e “braktisura nga pushteti”, kontaktojnë qytetarë nga shtresa të ndryshme të popullsisë. Një detashment i lidershipit opozitar është vërsulur në zonat ku tërmeti i 26 Nentorit 2019 shkaktoi nëj katastrofë të vërtetë dhe pandemia iu mbivendos si një mal i rëndë kësaj fatkeqësie apokaliptike. Duke u hequr si “Mesia”, vajtojnë gjendjen “sikur tani po e kosntatojnë” dhe premtojnë se do të sjellin lumturinë. Pragmatizmi i përqafuar, veprimeve të opozitës iu ka hedhur çehren e agresivitetit dhe të pafytyrësisë. Përfaqësuesit e lartë të opozitës po nëpërkëmbin dinjitetin e familjeve ku kanë trokitur dhe iu është hapur dera. Duke abuzuar ndaj çiltërsisë së qytetarëve dhe nga ngarkesa e vështirësive, që atyre iu kanë shkaktuar dy ngjarjet e rënda, hyjnë në familjet e tyre dhe pa pikë takti fillojnë ligjërimet politike.

Nuk gjejnë pak kohë të flasin siç flitet në këto raste, të dëgjojnë njeri tjetrin, pastaj t’iu premtojnë atyre çfarë do të zgjidhin sot apo nesër dhe si. Para kamerave televizive, në prezëncën e familiarëve, cicërojnë ligjëratat standart që përmbledhin një arsenal sharjesh ndaj qeverisjes lokale e qendrore. Ku halli i familiarëve dhe ku halli i opozitës? Halli hallit nuk I ngjan, por halli i opozitës qenka më i madh e më i rëndë se ai i familiarëve!.. Liderëve të opozitës nuk iu bëhet farë vonë për hallin e familiarëve e ca më tepër për dinjitetin e tyre. Është e vërtetë se ato familje kanë një mal me halle, këtë nuk e ka fshehur askush e ca më tepër qeveria që iu është gjendur pranë sapo pllakosën mënxyrat. Por opozita jo vetëm se përdor paturpësisht dinjitetin e familjeve ku shkon, por abuzon edhe mbi të vërtetën për të cilën gjoja ajo ka shkuar në ato familje.

Kjo ka ndodhur e ndodh shpesh, rëndom dhe pa skuqje fytyre. Të shkellësh mbi të vërtetën është ves i keq dhe këtë sjellje nuk e përligj asnjë halli ka opozita, marrja e pushtetit. Por e vërteta nuk zbehet e varroset nga manovrat opozitare, ajo del mbi manovrat shumë shpejt; mbase pa u shuar “jehona” e ligjëratve të liderëve opoitarë. Për analizën që bëra do t’iu sjell shembullin freskët të asaj që sajoi opozita në Njësinë Administrative Baldushk, ku sipas tyre vizituan tre familje. Deklarat e detashmentit opozitar ishte”..

Advertisement

E përbashkëta e tre familjeve ishte papunësia. Ato jetonin me fare pak të ardhura, në çadra plasmasi, me ndihmën ekonomike të ndërprerë pa arsye. Historitë që treguan kryefamiljarët janë të dhimbshme dhe revoltuese, për shkak të mashtrimeve dhe arrogancës me të cilën qeveria vepron kundër qytetarëve… Vaksina më e mirë për Shqipërinë është largimi i Ramës. Vetëm kështu do të shkojmë nga dështimet drejt suksesit, nga dëshpërimi drejt shpresës.”

Por çfarë flasin faktet për dy familjet e vizituara prej tyre (për këto që sigurova informacion)? Nuk do të vendos emrat e kryefamiljarëve, për të respektuar privatësinë dhe dinjitetin e tyre, por faktet janë lehtësisht të verifikueshme nga kusho e kurdo. Ndjesë se po i rendis të tërë faktet, por lutem lexojini me durim dhe arsyetoni mbi to. Më mirë të flasin faktet.

Familja 1

-Pas tërmetit të 21 Shtatorit Familja 1 është dëmshpërblyer me Vendim të Këshillit Bashkiak Nr. 152, Dt. 16.12.2019 në shumën 3 milionë lekë. -Pas tërmetit të 26 Nëntorit Familja 1 është strehuar në kontenieri, është paisur me çadër e cila ka sobë për ngrohje. Është përzgjedhur nga Njësia Administrative Baldushk (NjAB) dhe ka përfituar mbështetje financiare nga Kryqi i Kuq në shumën 54’400 Lek në muaj për një periudhë prej 6 muajsh. Është trajtuar me paketa ushqimore cdo muaj nga NjAB dhe Bashkia Tiranë (BT).. Është furnizuar me dysheke, batanije, veshmbath etj.. nga BT dhe NjAB. Ka qenë pjesë e familjeve të perzgjedhura nga UNICEF dhe është ndihmuar me pakta të ndryshme përmes ndërmjetësimit të NjAB. Gjatë pandemisë është ndihmuar disa

Advertisement

herë me paketa ushqimre nga Bashkia Tiranë dhe NjAB. Dhe ajo që është më e rëndësishme, aktualisht dosja e aplikimit e Familjes 1 është trajtuar nga Strukturat e Rindërtimit të Bashkisë Tiranë dhe është miratuar rindërtimi i dy shtëpive; duke qenë në shtëpinë e dëmtuar jetonin dy kurora, në një banesë me sipërfaqe 60m2. Së shpejti do te fillojë ndërtimi i dy shtëpive të reja.

Familja 2

-Pas tërmetit të 21 Shtatorit Familja 2 është dëmshpërblyer me Vendim të Këshillit të Bashkisë Tiranë Nr. 152, Dt. 16.12.2019 në shumën 3 milionë lekë. -Pas tërmetit të 26 Nëntorit Familja 2 është paisur me 2(dy) çadra bashkë me orenditë e nevojshme për të krijuar kushte banimi. Është përzgjedhur nga NjABaldushk dhe ka përfituar mbështetje financiare nga Kryqi i Kuq në shumen 54’400 Lek në muaj për një periudhë prej 6 muajsh. Është trajtuar me dyshekë, batanije, veshmbathje etj nga B Tiranë dhe NjA Baldushk. Me kujdesin e NjA Baldushk i janë siguruar paketa ushqimore 2 herë në muaj nëpërmjet donatorëve. Gjatë pandemisë është ndihmuar me paketa ushqimore nga Bashkia Tiranë dhe NjA Baldushk. Dosja Aplikimit në procesin e Rindërtimit e Familjes 2 është trajtuar nga Struktura e Rindërtimit e cila e ka klasifikur si fitues dhe shumë shpejt do të fillojë rindërtimi i shtëpisë së re.

E pra, këto fakte nuk u dëgjuan nga goja e ligjëruesve sepse përndryshe nuk mund të thoshin: ”Historitë që treguan kryefamiljarët janë të dhimbshme dhe revoltuese, për shkak të mashtrimeve dhe arrogancës me të cilën qeveria vepron kundër qytetarëve..”. Kjo flet qartë se misioni i opozitës nuk ishte t’iu qante e zgjidhte hallin familjeve të vizituara por siç edhe vetë e deklaruan: “Vaksina më e mirë për Shqipërinë është largimi i Ramës…”.

Advertisement

Është e turpshme të veprohet në këtë mënyrë. Një pragmatizëm i tillë aq sa errëson të vërtetën shkel edhe mbi dinjitetin e qytetarëve. Në raport me qytetarët duket sikur opozita po iu blen hallet, duke iu grryer e poshtëruar dinjitetin e tyre. Kjo është e pa pranueshme, është abuzim i hapur që me siguri opozitës i sjellë vetëm bjerrje. Pa tjetër që ato familje po kalojnë vështirësi të mëdha, por ato nuk e humbin dinitetin e tyre dhe as kush nuk ka të drejtën të abuzojë me Ato. Ka shumë mënyra të tjera për të bërë fushatë e për të mbledhur vota. Janë më të mundimshme, duan zgjuarsi, dituri e dinjitet; por ka. Lum kush i gjen.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit