minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Paramilitarët e Albin Kurtit i kanë “specialitet” gratë e guximshme dhe katundarët

0
Paramilitarët e Albin Kurtit i kanë “specialitet” gratë e guximshme dhe katundarët

Nga Kimete Berisha

Albin Kurti i urren katundarët.

Kjo dihet. Katundarët e kanë vërejtur, por ju s’di a keni vërejtur apo ju nevojitet edhe pak kohë për ta vërejtur se  Albin Kurti e identifikon katundin me pasul, e jo me intelektualë.

Kurse, paramilitarët e tij i ka stërvitur t’i urrejnë gratë e guximshme dhe të pamposhtura.

Advertisement

Na “mbytën”!

Shamjet që t’i bëjnë këta kriminelë, nuk t’i bën kush!

Këta të “masakrojnë” me fjalët më të ndyra që ekzistojnë.

Veç kush e ka provuar llavën e tyre të urrejtjes, di të tregojë se çfarë gjestesh bëjnë këta “trima”.

Advertisement

Është e pabesueshme kafshëria e paramilitarëve të Vetëvendosjes!

Këta janë “ushtri e urrejtjes”!

Këta të “maten” me t’mbyt me fjalë…..e qysh thotë populli “më keq është me t’u matë sesa me t’ra”!

Prandaj, asnjë punë të mirë nuk e kanë bërë deri tash. Ama, asnjë hiç.

Advertisement

Sherri i urrejtjes që e kanë!

Çdo Insitucion e mbajnë të “pushtuar” me urrejtje dhe me neveri.

Prej urrejtjes nuk ka hair!

Edhe Ganimete Musliu i “tërheq” paramilitarët e Albin Kurtit, sepse është e guximshme, besnike dhe e pathyeshme.

Advertisement

Nuk është Ganimetja si Mimoza Kusari (askush nuk është si Mimoza Kusari) që i ka ndërruar fjalët dhe partitë, pa rreh çerpikë… që ka fytyrë sot flet për bordin e ri të AKP-së, e dje akuzohej se ka qenë njëra nga keqpërdorueset e privatizimit…

Ka fytyrë ta përbijë zotimin e Albin Kurtit se do ta shuaj AKP-në, e lëre që nuk e shuajti, por e mbushi me shokë e jarana.

Sa herë e kanë sulmuar Mimozën – e kam mbrojtur.

Kur erdhi puna dhe më kërcënuan me vrasje “njerëzit e saj”, ajo nuk e çeli gojën.

Advertisement

Është mosmirënjohëse, prandaj e pret mosmirënjohja.

Ama me stilin e ri t’frizit, së fundi i ka bë konkurencë serioze “gospodjica Smilkës”!

P.S. Për mua qeveria ka “rënë” dje, kur Kuvendi nuk e miratoi Marrëveshjen e Washingtonit!

Ama, kryesore Kosova nën qeverisjen Kurti, me te tana tana sillet si – “kontinent”! E refuzon edhe Amerikën-abeja!

Advertisement

Një litër vaj në Kosovë kushton më shtrenjtë se në Gjermani…

Energjia elektrike për një muaj në Kosovë kushton më shtrenjtë se sa në Evropë, ama shqiptarët që e vjedhin vetveten kah t’rrotullohen dhe që e kanë shkatërruar vendin… nën hije, merren me ca tema estetike, me ca dilema muzikore, me ca tema luksoze…aman

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit