minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Politikanët ia hipin çarterit e ikin në Turqi, po ju o fukarenj çdo bëni, që iu shkoni në takime?

0

Takimi i Grida Dumes ne Rrogozhine

Nga Çapajev Gjokutaj

Covidi po përhapet si zjarri në kallamishte, çdo ditë po shtohen nga njëmijë e kusur të infektuar.

Një pjesë e mirë lëvizin pa maska, në kafene e bare njerëzia kokë më kokë si bagëtia në mriz.

Advertisement

Dhe, si të mos mjaftonte kjo moskokëçarje e injorancë masive, vjen darka e na fanepsen ekraneve politikanë që takojnë qytetarë, të gjithë pa maska e grushtbashkuar, d.m.th ngjitur njeri me tjetrin.

Ç’kuptim ka ta takosh tjetrin e të mos e ndjesh pranë, të komunikosh me të e gjysmën e fytyrës ta ketë të mbuluar me maskë?

Me të drejtë mediat thonë se kjo skotë politikanësh po jep shembull të keq se shkurajojnë masat anticovid dhe i dalin në krahë virusit për një grusht votash.

Mbase duhet shtuar edhe diçka tjetër. Vërtet në takime të tilla si politikanët edhe qytetarët janë  njësoj të ekspozuar, por në rast infektimi pamja ndryshon kryekëput.

Advertisement

Politikani i hipën çarterit e shkon të kurohet në klinika të huaja, kurse qytetari dergjet ditë me radhë në pritje të tamponit dhe pastaj shkund xhepet e hyn në borxh, që të përballojë tregun e zi të sherbimeve mjeksore dhe të ilaçeve, që edhe kësaj pandemie, si në çdo emergjencë e luftë, u krijua tak fak.

Natyrisht për t’i ardhur në ndihmë fukarasë

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit