minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Replikë (2) me ata që thonë “po ndihmon Edi Ramën e pengon Lul Bashën”

0
Replikë (2) me ata që thonë “po ndihmon Edi Ramën e pengon Lul Bashën”

Nga Tonin Uldedaj

Para pak ditësh trajtova për ndjekësit, dhe nëpërmjet dashamirësisë së disa mediave edhe ma gjanë, çështjen që e dëgjoj të ngrihet në fushatë herë pas here se, unë apo të tjerë, i marrim vota të djathtës. Ju që nuk keni patur mundësi ta lexoni e gjeni këtu.

Sot dua të flas për një ‘gardh’ të dytë, që kandidatë si unë dhe parti si Bindja çojnë, duke penguar ‘funksionimin’ normal të gjanave në politikën shqiptare dhe procesin elektoral të radhës: ndihmojmë Edi Ramën.

Së pari du me thanë se nuk marr përsipër me folë për të tjerët. Unë përfaqësoj veten dhe Bindjen Demokratike, dhe jam duke u përpjekë me u ba edhe përfaqësues i Malsisë dhe Shkodrës. Pra, mos ma merrni këtë shënim ‘si të Papës’ që i drejtohet ‘botës dhe qytetit’. Unë e kam vetëm me ‘qytetin dhe qarkun’ sepse të tilla i kam mundësitë dhe dëshirat.

Advertisement

Pasë thanë kët’ du me shtu se asht kret e kollajtë me na hedhë në krahët e ‘botës’, në këtë rast të Edi Ramës, sipas zakonit të keq të gojështhurunave të mahallës ‘ma mbaj këtë kopil sa t’i them q’asaj rospije’.

Edi Rama asht politikani i fundit të cilit ia kam besën. Një burrë të cilit i za besë asht tashma i tërhequn prej politikës aktive, edhe pse figuron në listat e kandidatëve për deputetë dhe mund ta kem ‘koleg’ në Kuvendin e ardhshëm. Mos me ju rrejtë, unë nuk e konsideroj koleg si zonja Grida, por shumë ma shumë, prandaj e kam futë në thonjëza fjalën.

Unë nuk e kam marrë vendimin me i hy kësaj gare as me ba lekë, as me komandu njerëz, sepse i kam këto mundësi aktualisht dhe realisht, falë bizneseve të mia dhe të familjes Uldedaj. As me ba apo me nda pazare. As me u krekosë nëpër Shkodër a Tiranë.

(Krekosjen ma ka ba të mundun im bir Jurgen Uldedaj, kampion bote në boks, i cili më ban krenar si babë dhe si shqiptar).

Advertisement

Unë kam hy në garë se du me me kenë përfaqësues dhe me u përfaqësu. Pra, për vete dhe për të tjerë. Me ngritë zanin tem dhe me kenë zani i të tjerëve. Vjen një moment në jetën e një burri kur ndien nevojën dhe shtysat me kenë më shumë se puna, fitimet dhe jeta e tij e përditshme. Vjen një ditë kur pasi ka punu për veten, vllazninë e të afërmit, sheh se don me hedhë një gur themelit edhe për komunitetin. Duke e ditë se asnjë pasuni e bereqet nuk hidhet pa qindra duar që edhe ndihmojnë në punë, por edhe luten që puna të shkojnë përmbarë.

Kjo ash filozofia e vendimit të Uldedajve që iu futën kësaj gare: jo me ndihmu Edi Ramën apo me pengu Lul Bashën.

Asht pra fyerje dhe paburrni me e konsideru tjetrin në punë të vet si shërbëtor të dikujt, qoftë ky person apo kauzë. Nuk asht e drejtë që nji prej levave të demokracisë, vendimi për pjesëmarrje në proces me e quajtë shërbestari.

Në vitin 1990 e patëm vendosë njëherë, Shkodra edhe me gjakun e katër dëshmorëve të 2 prillit, se politika nuk mundet me i përkitë dy apo tre njerëzve dhe qehajajve të tyne. Unë e di se prej shërbtorëve ma të zellshëm vjen ky etiketim, por jo çdo pamje e vetes në pasqyrë asht reflektim edhe i të tjerëve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit