minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Varfëria dhe demoagogët

0
Varfëria dhe demoagogët

Nga Ilir Yzeiri

Në librin « The decline and rise od democracy – a global history from antiquity to today», botim i Princeton & Oxford University, botuar në vitin 2020 dhe i shpallur nga BBC dhe New York Times si libri më i mirë i vitit, pedagogu amerikan i Universitetit  të New Yorkut i shkencave sociale e politike, mes të tjerash, trajton edhe çëshjten e raportit mes varfërisë dhe demokracisë dhe shtron pyetjen : a e zjgidh demokracia këtë problem ?

Le ta ndjekim argumentin e tij. Pabarazia, thotë ai, është e dëmshme për demokracinë dhe ka shumë njerëz që mendojnë se ajo mund ta minojë atë. Të varfrit, që janë të shumtë në numër, mund të votojnë për ata kandidatë që premtojnë taksën progresive apo lloje të tjera paketash që përfshijnë arsimin falas, fjala vjen. Mirëpo përvoja ka treguar se pabarazia dhe demokracia kanë bashkëjetuar dhe për këtë mjaft të shohim shembullin e Europës Perëndimore të shekullit XIX-XX, vijon ai. Në shumë vende demokracia qëndroi dhe u konsolidua pavarësisht pabarazisë në rritje. Ja si shkruan ai :

« Njëkohësisht, vetë demokracia shpesh bëri pak për të ndryshuar pabarazinë, dhe me kalimin e kohës elitat e kuptuan këtë. Nëse autorët e Federal Letters (Letrat federale) ishin të fiksuar me rrezikun që një republikë mund t’i kanoste pronës, aty nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë, elitat e Europës Perëndimore mësuan të marrin një qëndrim indiferent; përse të shqetësoheshin për votimin e përgjithshëm në qoftë se nuk rezulton me taksim të rëndë ose shpronësim? Ky konkluzion ka të mirat dhe të këqijat bashkë: demokracia mund të jetë më e qëndrueshme në prani të një pabarazie të lartë sesa ne mund ta mendojmë, por në qoftë se ju jeni i shqetësuar për pabarazinë, atëherë demokracia nuk mund të japë zgjidhje e vetme. » f. 21 (Përtkhim nga varianti në shqip që do të dalë së shpejti).

Advertisement

Më tej ai thotë se ka një ide që vendet e zhvilluara janë gjithmonë demokratike dhe shton se Sejmur Martin Lipse, një nga shkencëtarët e shquar të fushës politike, mbështet idenë se demokracia dhe zhvillimi shkojnë bashkë. Ndërkohë ka të tjerë që mendojnë të kundërtën. Ndërsa fakti që edhe vendet e varfra mund të përqafojnë demokracinë moderne vërtetohet me një shembull tjetër po nga Europa. Franca e Republikës së III franceze e vitit 1870 kishte të njëjtin nivel të PBB me Tanzaninë e sotme.

Mirëpo, siç e preka më lart, në kushtet e zhvillimit demokratik në një shoqëri të pabarabartë, të varfrit janë preja më e lakmuar e demagogëve. Ata e përdorin këtë shtresë të popullsisë për ta pasur si publik që të lexojë narrativën e tyre dhe si një mundësi që ajo të votojë për ta në zgjedhjet e ardhshme. Në fakt, në demokraci demagogët nuk bëhen kurrë administratorë sepse qeverisja nuk e mundëson asnjëherë zhdukjen e pabarazisë. Reformat që ndërmerren mund të synojnë vetëm të ngushtojnë hendekun, por jo ta zgjidhin problemin.

Ajo që po ndodh këto ditë në Shqipëri i ka të përziera bashkë edhe demagogët naivë dhe revolucionarë të vonuar, por ka me shumicë si mbështetje dhe fymëzim shkatërrimin e sistemit nën regjinë e dyshes kriminale Meta – Berisha, të cilët naivitetit të demoagogëve i kanë shtuar molotovët dhe qysqitë e shkatërrimit dhe të përfitimit politik.

Ekonomia e hapur dhe globale ka bërë që fuqinë politike ta marrin në dorë financierët dhe bankat. Asnjë reformë nuk mund të realizohet nëse nuk gjenden mundësitë financiare të kreditimit. Siç thotë një tjetër studiues, nuk ka rëndësi se me cilën dorë votojnë zgjedhësit, me të majtën apo me të djathtën, qeverisja e nesërme do të jetë e varur nga financimi dhe kreditimi. Reformat ekonomike nganjëherë janë detyrim pavarësisht se cila forcë politike qeveris. Demagogët e luftës kundër varfërisë apo pabarazisë jo vetëm që nuk zgjidhin dot asgjë, por nuk kanë besimin as të atyre shtresave që ata pretendojnë se mbrojnë. Po të vësh re, ata që drejtojnë këtë protestë nuk kanë asnjë lidhje me shtresën që ata pretendojnë se e mbrojnë. Ata janë demagogë se thonë që ne flasim në emër të tyre. Këtë atribut ata e kanë marrë vetë se askush nuk ua ka dhënë. Në këtë kuptim ata janë vetëm fjalamanë që recitojnë një tekst të njohur, të vjetër, por që nuk e zgjidhin dot. Ndërsa hallin e Berishës dhe të Metës vetëm sa e përkeqësojnë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit