minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Anëtarësimi/ Ministri gjerman takon Bujar Osmanin: Tirana e Shkupi të mos ndahen 

0
Anëtarësimi/ Ministri gjerman takon Bujar Osmanin: Tirana e Shkupi të mos ndahen 

Gjermania ka shprehur sërish mbështetjen e saj për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas në një konferencë të përbashkët me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani, tha se Presidenca portugeze duhet të mbajë sa më shpejt Konferencën e Parë. Por të dy diplomatët theksuan se Tirana dhe Shkupi nuk duhet të ndahen në procesin e anëtarësimit.

 

HEIKO MAAS

MINISTËR GJERMAN I PUNËVE TË JASHTME

Advertisement

“Në të kaluarën këto vende nuk janë ndarë dhe ka qenë në rregull. Ne mbështesim presidencën portugeze që të gjejë sa më shpejt zgjidhje për çështjet dypalëshe, në mënyrë që të hapen sa më shpejt konferencat e anëtarësimit, si për Maqedoninë e Veriut, ashtu edhe për Shqipërinë. Nuk mendojmë t’i ndajmë nga njëra-tjetra.”

 

BUJAR OSMANI

MINISTER I JASHTEM I MAQEDONISE SE VERIUT

Advertisement

“Edhe pse Komisioni anëtarëson secilin vend në përputhje me përparimet që ka bërë: përvoja ka treguar se një rrugëtim i përbashkët është më i frytshëm, sepse përfiton nga efektet sinergjetike.”

 

Duke komentuar qarkullimin e dokumenteve jozyrtare, ku jepen ide për zgjidhjen e çështjeve të hapura në Ballkanin Perëndimor, mass dhe osmani u shprehen se ato janë lajme të rreme dhe jo të pranushme nga ata.

 

Advertisement

HEIKO MAAS

MINISTRI GJERMAN I PUNËVE TË JASHTME

“Ky është një dokument non-paper, jo një dokument zyrtar. Ne nuk kemi nevojë të merremi më tej me të. Nuk ka pjesëmarrje të Gjermanisë, në ndonjë non-paper, nëse ka zëra për këtë, ato janë lajme të rreme. Për politikën e jashtme gjermane, baza e politikës sonë për Ballkanin Perëndimor ka qenë gjithmonë që ne të mos ndërhyjmë në kufij.”

 

Advertisement

BUJAR OSMANI

MINISTER I JASHTEM I MAQEDONISE SE VERIUT

“Maqedonia e Veriut i ka përmbushur të gjitha kriteret, e ka përfshirë 45% të legjislacionit evropian në atë vendas, 95% e politikës sonë të jashtme është harmonizuar me politikën e përbashkët të sigurisë, i kemi përmbushur kriteret ekonomike dhe politike të anëtarësimit. Prandaj nuk shohim arsye pse Maqedonia e Veriut duhet të mbetet mbrapa në këtë proces.”

 

Advertisement

Ndërkohë, liderët e Bashkimit Europian do të diskutojnë sërish hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në samitin e qershorit.

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit