minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Heiko Mass takon Kurtin dhe Osmanin: Kufijtë nuk lëvizin

0
Heiko Mass takon Kurtin dhe Osmanin: Kufijtë nuk lëvizin

Pas debateve për ndryshimin e kufijve me bazë etnike, ministri gjerman për Europën, Haiko Mas vizitoi Kosovën për të garantuar se Bashkimi Europian i konsideron këto ide, fantazi dhe të rrezikshme. Në një konferencë të përbashkët me presidenten Vjosa Osmani, shefi i diplomacisë gjermane hodhi poshtë idetë për prekjen e kufijve si zgjidhje për çështjet e hapura në Ballkanin Perëndimor.

 

HEIKO MASS

MINISTER PER EUROPEN

Advertisement

 “Idetë për prekje kufijsh qeveria gjermane i refuzon në mënyrë të theksuar sepse kjo do të çonte në ashpërsimin e konflikteve. Gjatë debatit të fundit në Bashkimin Europian është shprehur një mendim shumë i qartë se brenda BE-së askush nuk do të paramendonte që kjo mund të bëhet realitet”.

 

Duke folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, zyrtari i lartë gjerman deklaroi se marrëdhëniet mes dy vendeve vazhdojnë të mbeten pengesë për zhvillimin e rajonit.

 

Advertisement

“Kam theksuar edhe njëherë mbështetjen tonë të pakursyer në bisedimet për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë të lehtësuara nga Bashkimi Europian. Ndërmjetësimi i unionit mund të japë një kontribut që këto çështje të zgjidhen”.

 

Ndërkohë presidentja Vjosa Osmani deklaroi se bisedimet me Serbinë duhet të rishikohen dhe cdo hap do të jetë tepër i kujdesshëm.

 

Advertisement

VJOSA OSMANI

PRESIDENTE E KOSOVES

“Ky proces i dialogut ka nevojë një reset, pra nuk është thjeshtë një vazhdimësi dhe të gjitha institucionet tona vëmendshëm do të shqyrtojnë secilën marrëveshje të arritur, secilin dokument të shqyrtuar deri më tani dhe do të zhvillojmë një dialog të bazuar në parime të qarta.”

 

Advertisement

Procesi i bisedimeve që shënoi një rifillim në korrik të vitit të kaluar, u pezullua sërish për shkak të zgjedhjeve në Kosovë. Muajin e ardhshëm, Bashkimi Europian pritet të organizojë takimin e parë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Këtyre përpjekjeve javën që vjen do t’i paraprijnë vizitat e ndara të të dy zyrtarëve të lartë në Bruksel.

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit