minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Kosovë, rriten rastet me COVID-19 gjatë muajit janar

0
Kosovë, rriten rastet me COVID-19 gjatë muajit janar

Në Kosovë, ditët e para të muajit janar shënuan rritje të rasteve të reja me COVID-19, në krahasim me tre mujorin e fundit të vitit paraprak. Sipas të dhënave të përpunuara nga Zëri i Amerikës, nga data 1 janar e deri më sot janë regjistruar 1 mijë e 785 raste të reja të infektimeve, më shumë se katërfishi i rasteve sa ishin në muajin dhjetor.

 

Të martën në Kosovë u konfirmuan 356 raste të reja të infektimeve nga 7 mijë 258 testimeve të kryera. Me shifrat e fundit, numri i rasteve aktive shkoi mbi dy mijë, një shifër kjo që gjatë muajve të fundit të vitit të kaluar sillej në rreth 300.

 

Advertisement

Shkalla e infektimeve kundrejt testimeve ditëve të fundit ishte rreth 3 për qind, ndërsa sot u rrit në pesë për qind. Në fund të muajit të kaluar Kosova regjistroi rastet e para të të prekurve nga varianti Omicron, që sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë është më ngjitës në krahasim me variantet tjera.

 

Infektologu, Arben Vishaj, njëherësh drejtor i Klinikës Infektive, tha për Zërin e Amerikës se Kosova tashmë ndodhet në prag të valës së re të koronavirusit.

 

Advertisement

“Ne tashmë jemi vetëm në fazën fillestare të shpërthimit epidemiologjik të kësaj vale tashmë në formën Omicron që shihet, por për momentin nuk kemi shumë të spitalizuar në klinikën Infektive por nuk është e thënë që nuk do të ketë në ditët në vijim”, tha ai.

 

Zoti Vishaj tha se aktualisht në klinikën Infektive janë të shtrirë tetë pacientë me COVID-19, nga 19 sa janë në tërë Kosovën. Ai thotë se simptomat klinike e personave të prekur nga variant Omicron nuk ndryshojnë shumë nga variantet tjera.

 

Advertisement

“Mirëpo ajo që është vërejtur është se forma Omicron ka një trupizëm më tepër në rrugët e sipërme të frymëmarrjes dhe meqenëse kemi një numër më të madh të popullatës së vaksinuar ne jemi duke shpresuar që në këtë valë që pritet të vijë ta kalojmë më lehtë se sa valët që i kemi pasur më përpara”, tha zoti Vishaj.

 

Autoritetet e shëndetësisë kanë paralajmëruar ashpërsim të masave në rast se numri i të prekurve do të vazhdoj të rritet. Deri më tash nga COVID-19 në Kosovë kanë humbur jetën dy mijë e 991 qytetarë.

 

Advertisement

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e vaksinimit kundër COVID-19 ku sipas tyre më shumë se 70 për qind e qytetarëve të moshës së rritur kanë marrë të paktën një dozë, ndërsa mbi 62 për qind e tyre janë plotësisht të vaksinuar. Aktualisht në Kosovë ka filluar vaksinimi edhe me dozë përforcuese apo dozën e tretë për të mbrojtur qytetarët nga variantet e reja të COVID-19./VOA

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit