minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Kurti: Pres marrëveshje këtë vit, plani gjerman siguron njohje “de facto” të Kosovës

0
Kurti: Pres marrëveshje këtë vit, plani gjerman siguron njohje “de facto” të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit brenda këtij viti. Gjatë një interviste për mediat franceze, ai ka kërkuar një përfshirje më të madhe të ndërkombëtarëve.

 

“Mendoj se takimi i ardhshëm në Bruksel do të shfaq se sa mund të shpresojmë këtë vit. Unë jam optimist, jam shumë optimist se mund të arrihet një marrëveshje këtë vit. Kemi nevojë për përfshirje të madhe të komunitetit ndërkombëtar por në të njëjtën kohë Beogradi zyrtar duhet ta distancojë vetën si nga e kaluara, përkatësisht Millosheviqi, dhe nga e tashmja, përkatësisht presidenti despotik Putin. Vucic ndonjehere benë ndonjë gjest që tregon se ndoshta nuk është plotësisht në linjë me Putinin sepse dëshiron të marrë fondet e BE-së dhe te kete tolerancën e SHBA-së”.

 

Advertisement

Kurti ka përsëritur se Prishtina vazhdon të jetë e përkushtuar në dialogun me Serbinë.

 

Propozimi evropian ia siguron Kosovës njohjen de-facto, dhe merr shumë paragrafe nga modeli i dy Gjermanive i vitit 1972, që çoi në ulëse brenda BE-së për të dyja shtetet”

 

Advertisement

Duke u ndalur tek lufta në Ukrainë, Albin Kurti ka nënvizuar se Perëndimi duhet të sigurojë ndihmë shtesë për forcat ukrainase.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit