minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Kurti: S’pranojme dialog pa njohje/ “Plani franko-gjerman bazë për negociatat”

0
Kurti: S’pranojme dialog pa njohje/ “Plani franko-gjerman bazë për negociatat”

Në seancën e thirrur nga Partia Demokratike e Kosovës, Kryeministri Albin Kurti, ka thënë që qeveria e ka ndërtuar qasjen e saj strategjike përballë dialogut me Serbinë të lehtësuar nga BE-ja, mbi bazën e dy qëllimeve .

 

“E para, ndërprerjen e praktikës së përfshirjes në çdo çështje potencialisht kontestuese ndërmjet palëve në fushëveprimin e dialogut. Qëndrimi ynë ishte që maksimumi që mund të diskutohej në Bruksel ishin problemet e zbatueshmërisë së problemeve ekzistuese (atyre që ishin nënshkruar para ardhjes sonë në qeveri). E dyta, hapja e kapitullit të një procesi të bisedimeve për ndërtimin e raporteve të jashtme të fqinjësisë së mirë.”

 

Advertisement

Kurti është shprehur se qëndrimi për asociacionin mund të konsiderohet nëse plotësohen 6 parimet, të cilat i ka paraqitur një javë më parë. Ai ka nënvizuar se nuk pranon dialog, nëse nuk ka në qendër njohje reciproke.

 

 

 

Advertisement

Qëndrimi ynë është që Asociacioni mund të konsiderohet nëse plotësohen gjashtë parimet që i kam paraqitur këtu një javë më pare. Takimi i 18 gushtit ishte si pasojë e presionit të Qeverisë që dialogu të kalojë në fazën e rregullimit ndërkombëtar të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të përqendruar në njohjen reciproke e jo në çështjet e brendshme. Në këtë takim ja bëra të qartë Borrelllit e presidentit serb, Aleksandar Vuciqit që Kosova nuk do të pranojë dialog që nuk ka në qendër njohjen e ndërsjellë”.

 

 

Kryeministri i Kosovës ka theksuar se plani franko-gjerman përfshin njohjen mes palëve dhe integritetin territorial.

Advertisement

 

 

Propozimi përcaktonte njohje nga palët dhe parimin e integritetit territorial. Propozimi përfshinte heqjen dorë të Serbisë nga pengimi i Kosovës në çdo organizatë ndërkombëtare. Propozimi përfshinte njohjen e dokumenteve, përfshirë të pasaportave. Propozimi përmbante dy norma që lidhen me të drejtën e komunitetit serb. Dhe pika e fundit parashihte rregullën që të zbatohen marrëveshjet e arritura. Arsyet që na shtynë është se propozimi për herë të parë parashihte marrëdhëniet e jashtme. E dyta, parashihte reciprocitetin. Propozimi adreson pothuajse në çdo normë të saj reciprocitetin. Tre, propozimi ka një gjuhë të qartë. Katër, propozimi për herë të parë parashihte njohjen de-facto të palëve

 

Advertisement

 

Prej kohësh, emisaret e SHBA-së dhe BE-së kanë zhvilluar takime për të gjetur një rrugë të përbashkët që të çon në arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit