minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Propozimi francez/ Analisti Rushidi: Opinioni publik është i ndarë, opozita ka paralajmëruar protesta

0
Propozimi francez/ Analisti Rushidi: Opinioni publik është i ndarë, opozita ka paralajmëruar protesta

Popozimi francez për zgjidhjen e konfliktit midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë e ka ndarë popullin maqedonas në dy pjesë, pro dhe kundër.

 

Analisti nga Maqedonia e Veriut Nazim Rushidi në një lidhje të drejtëpërdrejtë me studion e lajmve në Vizion Plus foli për situatën politike në shtetin fqinj.

 

Advertisement

Rushidi tha se e gjithë çështja qëndron në reagimin e popullit dhe se opozita ka paralajmëruar protesta.

 

 

Megjithatë ai u shpreh se nëse propozimi kalon në Parlament qeveria ka shumicë deputetësh për ta votuar.

Advertisement

 

 

“Pranimi propozimit është cështja kryesore, ajo që thuhet deri tani është që do të nisë një lloj analize duke marrë parash atë politike, ekspertët, organizatat joqeveritare etj… për ti bërë një analizë më të madhe propozimit.

Propozimi do të shkojë në parlament, por nuk dihen detaje të mëtejshme, por ajo që dihet është që nuk do të ketë një refeërendum si në rastin me Greqinë. Divergjenca po shfaqen në opinion. Kovaçevski ka mbi 60 deputetë, por mund të votohet edhe nga opzoita. Cështja është te njerëzit! Por ka një ndarje në oponionin publik, mbetet cështje gjuha, historia mes dy vendeve dhe si do të procedohet më tej. Propozimi thotë që nëse pranohet do të ketë një konferencë të përbashkët me të dy vendet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut por për Maqedoninë do të vijojnë bisedimet pasi duhet të zgjdhen cështjet me Bullgarinë. Çështja e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.”

Advertisement

 

Çfarë ndodh nëse opozita refuzon?

 

“Opozita po kërkon zgjedhje të parakohëshme por çështja është nëse propzoimi do të pranohet zyrtarisht.

Advertisement

Edhe pse mund të them që opozita që nesër ka paralajmëruar protesta.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit