minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Shtyhet regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut

0
Shtyhet regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut ka shtyrë regjistrimin e popullsisë për në muajin shtator.

Mazhoranca dhe opozita , pas bisedimeve disaorëshe për çështjet aktuale në vend, vendosen shtyerjen e regjistrimit të popullsisë, i cili ka nisur nga data 1 mars, për shkak të situatës e krijuar nga pandemia

 

ZORAN ZAEV

Advertisement

KRYEMINISTER NE MAQEDONINË E VERIUT

“Jemi dakorduar për të shtyer regjistrimin e popullsisë në vend, kleshtu qe procesi qe pritej te vijonte nga data 1 prill deri ne 21 prill do të zhvillohet nga 5 shtator deri më 30 shtator.Por dua t’ju informoj që procesi per diasporën do të vojë normalisht , nuk ka ndërperje”

 

Ky vendim erdhi pas propozimit e liderit te opozitës Hristian Mickoski,i cili pretendonte se  regjistrimi ishtë shndërruar në marrëveshje politike mes partnerëve të koalicionit dhe rrezikonte jetën e qytetarëve në kushtet e pandemisë.

Advertisement

 

Takimi Zaev-Mickovski ka nxitur reagime në mesin e opozitës shqiptare.  Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa shprehet se anulimi i regjistrimit po kërkohet jo për shkak të pandemisë, por për shkak të frikës së rritjes së përqindjes së shqiptarëve në shtet.

 

Regjistrimi i popullsisë është i rëndësishëm pasi komunitetet joshumicë mund të realizojnë më shumë të drejta nëse përbëjnë të paktën 20 përqind të popullsisë, madje kur përbëjnë 50% në një komunë të caktuar mund të përdorin edhe simbolet e tyre kombëtare.

Advertisement

 

Deri më tani janë regjistruar mbi 150 mijë qytetarë me origjinë nga Maqedonia e Veriut, por jo të gjithë evidentohen si banorë rezidentë.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit