minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Bota

Tensionet Kosovë-Serbi/ Limaj: Duhet marrëveshje gjithpërfshirëse. Kjo që po ndodh mund t’i kushtojë vendit

0
Tensionet Kosovë-Serbi/ Limaj: Duhet marrëveshje gjithpërfshirëse. Kjo që po ndodh mund t’i kushtojë vendit

Çështja e targave po e mban të tensionuar situatën midis Kosovës dhe Serbisë, ndërsa bisedimet mes përfaqësuesve po vijojnë në Bruksel.

Për të folur më shumë për këtë çështje, mbrëmjen e sotme ishte në Vizion Plus, nëpërmjet një lidhje direkte, kryetari i partisë opozitare Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Advertisement

Në një intervistë të shkurtër me moderatorin ALeksandër Furxhi, Limaj u shpreh se duhej një marrëveshje gjithpërfshirëse, sepse përveç çështjes së targave janë shumë e shumë çështje të tjera që kanë nevojë për tu zgjidhur.

Advertisement

“Ka shumë çështje të hapura mes Kosovës dhe Serbisë që ende nuk janë zgjidhur e janë lënë të hapura që nga Pavarësia e Kosovës. Qëllimi ynë ka qenë që të gjitha çështjet të përfshihen në një marrëveshje gjithpërfshirëse e të mbyllen njëherë e mirë.”

Advertisement

Sipas tij, kjo që po ndodh sot mes dy vendeve po krijon tensione e shqetësime dhe duket sikur liderët po masin forcat në tavolinë pa prodhuar rezultat.

Aleksandër Furxhi: Kjo çështje është ende në Bruksel. Dihet qëndrimi i kreyministrit Kurti. Çfarë nuk shkon në qëndrimine  tij sipas jush?

Advertisement

“Kosova me Serbinë nuk ka reciprocitet në asnjë fushë, kjo që po ndodh është një lojë që fatkeqësisht mund t’i kushtojë vendit tonë, është një mosnjohje mirë e modelit të negociatave dhe hapave dhe një tensionim i panevoijshëm, si në Prishtinë edhe në Beograd. Njëri në Prishtinë e tjetri në Beograd, kemi dy drejtues që jo vetëm në dy pupoujt e vendeve, por kanë ngritur tensione e shqetësime edhe në BE dhe në fund gjërat përsëri do të shtensionohen.”

Advertisement

Aleksandër Furxhi: Nëse do të ishit ju kryeministër në këtë kohë?

“Ne jemi tani shtet, shteti do kujdes, do pushtetas, politik të urtë e të mençme për të përmbyllur marrëveshjet me Serbinë. Në pjesën veriore të vendit ne kemi një komunitet të gjerë serb me të cilit duhet të punuar kur nuk e njohin realitetin Kosovar. Kur bëhet fjalë për territorin e brendshëm të Kosovës duhet kujdes. Ka ardhur momenti për një marrëveshje gjithpërfshirëse finale e cila është e detyrueshme për të dy plaët sepse nëse ne nuk jemi marrë vesh për një, nuk jemi marrë për asnjë marrëveshje. Fatkeqsisht, kryemistri i Kosovës po bisedon me Vuçic për serbët tanë, dhe siç e dini ju, serbët e Kosovës janë në mbikqyrje të Serbisë e janë të predispozuar të dëgjojnë urdhrat nga Serbia.

Advertisement

Në bashkëpunim me ndërkombëtarët ne do të duhet të vazhdonim të kërkonikm një marrëveshje gjithpërfshirëse. Kemi shumë çësthje të tjera më të rëndësishme se çështja e targave. Kosova e ka të vështirë të futet në temat një e nga një sepse Serbia po e ndërton pozicionin e vet diplomatik ndërsa Kosova e ka të vështirë se po bëhet fjalë për sovranitetin tonë të brendshëm.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova