minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Tensionet në veri/ Lajçak takohet me Vuçiç, presidenti flet për rrezikun e torturave të serbëve në veri

0
Tensionet në veri/ Lajçak takohet me Vuçiç, presidenti flet për rrezikun e torturave të serbëve në veri

Pas takmeve në Prishtinë, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak mbërriti këtë të mërkurë në Beograd.

 

Lajçak u takua me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç në përpjekje për të shtensoinuar situatën në katër komunat me shumicë serbe.

 

Advertisement

Vuçiç tha përmes një postimi në Instagram se me të dërguarin europian ka biseduar për situatën në Kosovë, për mënyrat se si të ulen tensionet në terren dhe për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani.

 

ALEKSANDËR VUÇIÇ

PRESIDENT I SERBISE

Advertisement

 

“Edhe një herë paralajmërova se populli serb në Kosovë dhe Metohi është i ekspozuar ndaj torturave dhe persekutimeve më të rënda në 15 vitet e fundit dhe ripërsërita kërkesat për respektimin e të drejtave dhe sigurisë së tyre. I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar që të përfshihet më konkretisht, në të gjitha këto çështje”

 

Për shkak të mospërmbushjes së tri kërkesave të parashtruara, BE që nga fundi i qershorit ka nisur të zbatojë disa masa ndëshkuese ndaj Kosovës ndërsa të njëjtat janë bërë gati edhe për Serbinë por nuk është dhënë një afat se kur do të vihen në zbatim.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit