minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Tre ditë zie për tragjedinë e shqiptarëve/ Familja Jahi humbi 8 pjestarë, nëna u gjet me dy fëmijët e djegur tek dera

0
Tre ditë zie për tragjedinë e shqiptarëve/ Familja Jahi humbi 8 pjestarë, nëna u gjet me dy fëmijët e djegur tek dera

Këto janë pamjet tronditëse nga vendi i tragjedisë, ku humbën jetën 45 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.

 

Rreth orës 2 të natës, duke u gdhirë e marta, autobusi me 52 udhëtarë që po kthehej nga Stambolli, është shkrumbuar plotësisht pasi u përfshi nga flakët në një autostradë në perëndim të Bullgarisë.

 

Advertisement

7 persona shpëtuan mrekullisht pasi arritën të dalin nga dritaret. Ata po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe gjenden jashtë rrezikut për jetën.

 

Mes viktimave janë identifikuar 12 fëmijë.

 

Advertisement

Familja Jahi ka humbur tetë anëtarë të saj, 5 prej tyre të mitur. Më e vogla është Belma shtatë vjeçe e cila do të mungojë në bankat e shkollës fillore “Ismail Qemali” në Shkup, bashkë me katër nxënës të tjerë të saj.

 

Nje e dhene tejet tragjike sipas autoriteteve bullgare eshte edhe fakti qe nje grua eshte gjetur prane deres se autobuzit me dy femijet e saj perqafuar.

 

Advertisement

 

Drejtori i përgjithshëm i policisë bullgare Stanimir Stanev konfirmoi se 50 pasagjerë ishin origjinë shqiptare, ndërsa dy shoferët ishin me origjinë maqedonase.

 

 

Advertisement

Familjarët e të aksidentuarve qëndruan per disa ore pranë agjencisë “Besa Trans” në pritje për të marrë informacion. Ata thane se e kishin mësuar lajmin në rrjetet sociale dhe se jane te paqartë për listën zyrtare të viktimave.

 

FAMILJAR I VIKTIMAVE

 

Advertisement

“Tragjeditë ndodhin, caktimet e Zotit nuk i ndërrojmë ne por duhet të na japin informacion se ku gjenden. Nuk kemi asnjë institucion ku të drejtohemi. Dyshimet i kemi patur që në mëngjesin e hershëm që ka ndodhur diçka se i kemi rënë telefonave dhe nuk kemi marrë përgjigje.”

 

Autoritetet bullgare bëjnë të ditur se autobusi shkatërroi barrierën ndarëse të autostradës, duke shtuar se ka gjasa që zjarri të jetë shkaktuar pas përplasjes.

 

Advertisement

Ndërsa Shefi i shërbimit hetimor Borislav Sarafov deklaroi se gabimi njerëzor i shoferit ose një mosfunksionim teknik janë dy pistat kryesore që po hetohen.

 

Maqedonia e Veriut shpalli tre ditë zie për viktimat e aksidentit tragjik.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit