minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“Vendosja e dialogut, hap pozitiv”/ BE: Albin Kurti po ndryshon

0
“Vendosja e dialogut, hap pozitiv”/ BE: Albin Kurti po ndryshon

Bashkimi Evropian vlerëson qëndrimin e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje se dialogu me Serbinë do të jetë ndër katër prioritetet e qeverisë së re të Kosovës. Shefi i Zyrës së BE-së në Prishtine, Tomas Szunyog thekson se ndryshimi i dialogut në renditjet e prioriteteve është një shenjë e mirë për të gjithë rajonin.

 

TOMAS SZUNYOG

SHEFI I ZYRËS SË BE-së NË KOSOVË

Advertisement

“Unë e kuptoj që ka një zhvillim pozitiv në ato deklarata nga të mos qenit aspak prioritet, në të qenurit prioritet numër gjashtë, tani është prioritet i katërt, kështu që unë mendoj se po shohim shenja të mira, pasi dialogu është i rëndësishëm jo vetëm për Kosovën por edhe për të gjithë rajonin.”

 

Ndërkohë, zyrtarët e Bashkimit Evropian insistojnë se hapja e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem nuk është në linjë me politikën e BE-së, raporton Vizion Plus.

 

Advertisement

“Synimi për të hapur një ambasadë në Jerusalem nuk është në linjë me politikën e BE-së, nuk është në  prioritetet e sigurisë së jashtme dhe gjithashtu Bashkimi Evropian beson që nuk përputhet me  angazhimet e tjera ndërkombëtare të Kosovës. Po ashtu nuk është në rezolutat e sigurisë së OKB-së dhe natyrisht që mund të krijojë një dilemë të caktuar. Besoj se pasi Kosova të deklarojë qëllimin për t’u integruar në BE, do të ndjekë prioritetet e politikave të jashtme te unionit.”

 

Kosova është i vetmi vend në rajon qe nuk ka arritur të sigurojë asnjë lloj të vaksinës kundër Covid-19. Por, sipas përfaqësuesit të Brukselit në Prishtinë, dozat e para pritet të mbërrijnë në mars.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit