minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Votohet zgjerimi grek në Jon/ Mitsotakis: Rama na dha të drejtë për shtrirjen me 12 milje

0
Votohet zgjerimi grek në Jon/ Mitsotakis: Rama na dha të drejtë për shtrirjen me 12 milje

Parlamenti grek votoi ligjin që do të shtrijë ujërat territoriale me 12 milje në Detin Jon, deri në Kepin Tainaro në Peloponez.

Me 284 vota pro, 16  abstenime dhe asnjë kundër, deputetet grek aprovuan vendimin e quajtur historik.

Gjatë fjalimit te tij, kryeministri grek kiriakos mitsotakis, tha se kreu i qeverisë shqiptare, edi rama, ka pranuar faktin që zgjerimi territorjal në zonat detare është e drejte e athinës zyrtare.

 

Advertisement

KYRIAKOS MITSOTAKIS

KRYEMINISTER NE GREQI

“Në të njëjtën kohë, Ministri i Jashtëm Grek bashkëpunoi me homologun e tij shqiptar dhe tani çdo mosmarrëveshje me Tiranën po shkon drejt gjykates ndërkombëtare. Ne fakt, Kryeministri i Shqipërisë deklaroi në mënyrë të qartë dhe pa mëdyshje se zgjerimi prej 12 miljesh është një e drejtë e patjetërsueshme sovrane e Athinës, duke shtuar një argument tjetër në favor të pozicionit tonë që ujërat e Mesdheut mund të bashkohen në vend që të ndajnë popujt.”

 

Advertisement

Që nga viti 1947,  sipas mitsotakis greqia po rritet  duke zbatuar te drejtën e Konventës.

 

“Greqia po rritet përsëri. Për herë të parë që nga aneksimi i Dodekanezit në 1947, territori kombëtar është zgjeruar me rreth 10%, jo nga shkëputja e territoreve, as në kurriz të vendeve të tjera, por nga ushtrimi i të drejtave sovrane në zonën e detit.”

 

Advertisement

Parlamenti grek është thirrur për të votuar rritjen e sovranitetit territorial te vendit me zgjerimin e zonës bregdetare në Detin Jon, për herë të parë që nga viti 1947.

 

Në këtë dekret bëhen të qarta kordinatat gjeografike për mbylljen e 39 gjireve dhe limaneve të vogla në Greqinë Perëndimore dhe në shtatë ishujt e mëdhenj të Jonit.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit