minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme online mortgage broker ssl web hosting online university Bota

Cili është impakti ekonomik pas zinxhirit të bllokimeve të fundit?

0

Karantina e pranverës, e cila në kulmin e saj përfshiu më shumë se  gjysmën e popullsisë së botës, nxiti një rënie të paparë më parë. Në prill prodhimi ekonomik global ishte 20% më pak, teksa duhet të ishte ndryshe. Teksa rastet e reja me koronavirus u rritën sërish, vendet e pasura kanë vendosur një tjetër raund karantine.

Franca ishte në karantinë në nëntor, Italia u bllokua gjatë festive të fundvitit duke nisur nga Krishtlindjet, dhe Anglia hyri në karantinë kombëtare më 6 janar.

Pjesë të vendit në Japoni janë nën gjendjen e jashtëzakonshme. Situata në Amerikë, ku autoritetet lokale më shumë se qeveritë qendrore kanë më shumë përgjegjësi për urdhrat e karantinës, është më e komplikuar. Masat e marra gjatë kësaj periudhe sugjerojnë se shtrëngimet janë më të forta se sa ato që qenë në pranverë.

Raundi i fundit i bllokimeve do të godasë sërish ekonominë—por, ndoshta, jo aq rëndë. Analistët tek Goldman Sachs, bankë, kanë argumentuar se rasti i Britanisë “ndjeshmëria e aktivitetit ekonomik në lidhje me shtrëngimet për të mbajtur nën kontroll COVID-19 është zvogëluar në mënyrë domethënëse  që prej karantinës së pranverës.” Në një hulumtim të publikuar më 8 janar HSBC, një tjetër bankë, vërejti se prodhimi gjerman industrial “zgjeroi rikuperimin në nëntor, pa u penguar nga bllokimet e reja”. Raporti i tregut të punësimit të Amerikës për muajin dhjetor, tregoi që punësimi ra për herë të parë që nga muaji prill—një rezultat shqetësues kur miliona njerëz janë ende jashtë listpagesave (të papunë). Po ashtu tregues të tjerë të rëndësishëm ekonomik, si ato të shpenzimeve të konsumatorit, tregojnë se janë më mirë se sa në pranverë.

Advertisement

Do të duhet pak kohë derisa të dhënat e Prodhimit të Brendshëm Bruto të konfirmojnë që  rritja e botës së pasur është e qëndrueshme pavarësisht bllokimeve kombëtare.

Por në një shkrim më të hershëm Nicolas Woloszko i OECD, një think-tank, ka përdorur të dhënat e  Google-search për të ndërtuar një vlerësim javor të PBB-së për ekonomitë e mëdha. Në muajin prill u operua me 80% të kapacitetit. Aktualisht po veprohet me mbi 90% të kapaciteit. Tre faktorë kryesorë shpjegojnë përmirësimin: më pak frikë publike; politikë qeveritare më e strukturuar; dhe adaptimin e bizneseve.

Të vlerësojmë frikën së pari. Në mars dhe prill koronavirusi ishte i panjohur, dhe shumë njerëz u përgjigjën ndaj situatës duke u mbyllur në shtëpi. Analiza e një sondazhi nga YouGov sugjeron që në prill më shumë se 60% e atyre që u përgjigjën në vendet e pasura ishin të shqetësuar nga frika se mos infektoheshin me COVID-19. Pasi kanë kaluar shumë muaj dhe njerëzit kanë njohuri rreth koronavirusit dhe mënyrës së si duhet të mbrohen, po ashtu edhe të lodhur nga karantina, tani ata dalin më shumë.

Pjesa e njerëzve që shprehin shqetësim në lidhje me frikën e infektimit me COVID-19 ra në rreth 50% në nëntor. Të dhënat nga Google sugjerojnë se në shumë vende, njerëzit lëvizin në hapësira publike më shumë se sa në fillim të pandemisë. Suedia  është një nga vendet e pakta ku lëvizshmëria ra nën nivelet e pranverës—por mandej sërish, shtrëngimet e qeverisë u bënë më të serta. Kjo ka bërë që disa autoritete të shëndetit publik të reagojnë. “Karantina e fundit nuk ka patur edhe aq ndikim në lëvizshmërinë e njerëzve  ashtu sin ë mars,” citohet në një njoftim nga sgkencëtarët në Ontario në muajin dhjetor. Gazetat britanike dhe amerikane cituan fjalët “delir ilegal” pesë herë, aq shpesh sa në pranverë.

Advertisement

Gatishmëria më e madhe për të sfiduar urdhrat e qeverisë ndoshta përkeqëson përhapjen e virusit, pavarësisht përfitimeve të tij ekonomike. Por faktori i dytë që shpjegon qëndrueshmërinë ekonomike këtë herë, politikat më të strukturuara qeveritare, shfaq më pak frikëra. Zyrtarët ka gjetur se cilat masa shtrënguese në përgjigje të shtimit të rasteve të koronavirusit kanë sjellë një kosto më të vogël ekonomike—kështu që ka më pak oreks për të kërkuar mbylljen e shkollave si në pranverë, pork a më shumë uri për direktiva në lidhje me mbajtjen e maskave dhe testimit të mbërritjeve të shtetasve të huaj, asnjë prej këtyre masave nuk ndikon në jetën e përditshme të masës. Shumë syresh kanë ndjekur modelin e Gjermanisë, ku shumë kantiere ndërtimi u lejuan të qëndrojnë hapur gjatë valës së parë. Franca e ka vijuar prodhimin; a u tkurr në nëntor dhe u rrit në dhjetor.

Arsyeja e tretë e rimëkëmbjes lidhet me adaptimin e biznesit. Zhvendosja e papritur e punës në distancv nga zyrat ishte një shok për punonjësit e zyrave. Kompanitë kanë investuar më shumë për prodhimin edhe nën karantinë. Që nga marsi në tetor Britania importoi  4.7 miliard paund  (6 mld $) në lap top, 20% më shumë së në të njëjtën periudhë të  2019.

Një shkrim nga Nick Bloom i Stanford University bashkë me disa kolegë të tij gjeti se pandemia ka  “nxitur inovacionin rreth teknologjive të reja që mbështesin video konferencat, telekomunikim dhe interaktivitetin në distancëy”. Nuk ka asnjë dyshim që është mësuar gjatë rrugës, gjithashtu, me njerëzit që janë përmirësuar në përdorimin e teknologjisë.

Bizneset me të cilat përballen konsumatorët kanë bërë edhe më shumë për të përballuar situatën. Klubet më të mira të jazz tashmë ofrojnë koncerte live në internet. Teksa qëndrimi në një fermë Anglinë lindore your correspondent bought a meal from Gujarati Rasoi, an Indian food stall 92 miles aëay in London, which like many restaurants has started to offer nationwide delivery. Në Britaini pjesa e firmave të hapura nuk ishte më e ulët në fund të vitit krahasim me verën, kur shtrëngimet ishin shumë më të lehtësuara, sipas të dhënave zyrtare. Kurse nuk është ky rasti për bizneset e vogla në Amerikë, por një pjesë më e madhe qëndrojnë hapur krahasuar me pranverën.

Advertisement

Kjo rimëkëmbje e ekonomisë në kushtet e valës së re të bllokimeve ka implikime të tjera.

Kur virusi u përhap në fillim, qeveritë kishin për qëllim ngrirjen e menjëhershme të aktivitetit ekonomik. Por me kalimin e kohës u bë e qartë që aktiviteti u adoptua ndaj shokut pandemik. Kjo do të thotë që qeveritë do të kenë më pak nevojë për të dhënë mbështetje fiskale—që është dukshëm plani për 2021.

Për më tepër, pasi më pak burime kanë mbetur të papërdorura gjatë këtij raundi të fundit të bllokimeve, kjo duhet të shkaktojë më pak plagë. Kjo mund të lejojë që prodhimi të rritet më shpejt pasi të hiqen kufizimet. Analistët në Morgan Stanley, bankë, presin që PBB-ja Amerikane të kthehet në trendin e saj para-pandemisë deri në fund të këtij viti. Boll mund ta prishë atë parashikim. Çfarëdo që të ndodhë, ekonomia që hyrë në pandemi do të duket shumë ndryshe nga ajo që do ta lërë pandeminë.(The Economist)

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2020 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova