minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Bota

Termocentralet bërthamorë në BE: Ku janë dhe sa prodhojnë

0

Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat, në vitin 2019, 106 reaktorë bërthamorë po operonin në Bashkimin Evropian, duke prodhuar gjithsej 765,337 GWh (gigavat-orë) energji elektrike, ose 26 përqind e energjisë elektrike totale të prodhuar në Bashkimin Evropian.

Deri tani prodhuesi më i madh është Franca me 399011 GWh, ose 52.1 përqind e prodhimit të përgjithshëm të energjisë elektrike nga “termocentralet” në Bashkimin Evropian. Janë 56 reaktorë bërthamorë në veprim në këtë vend.

Në vendin e dytë është Gjermania me 75,071 GWh ose 9,8 përqind, Suedia me 66,130 GWh (8,6 përqind) dhe Spanja me 58,349 (7,6 përqind).

Këto katër vende prodhuan më shumë se tre të katërtat e energjisë elektrike totale të prodhuar në impiantet bërthamore në BE.

Advertisement

Që nga viti 2006, prodhimi i përgjithshëm i energjisë elektrike bruto nga termocentralet bërthamore në BE ka rënë me 16.3 përqind, kryesisht për shkak të mbylljes së reaktorëve bërthamorë në Gjermani.

Mbretëria e Bashkuar, e cila ishte ende anëtare e Bashkimit Evropian në 2019, është përfshirë gjithashtu në analizën e Eurostat.

Rusia, Ukraina dhe Zvicra janë tre vende evropiane që nuk janë anëtare të BE dhe kanë termocentrale funksionale.

Sipas të dhënave më të fundit nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), Rusia gjeneron çdo vit 195,535 GWh energji elektrike nga 38 reaktorë aktivë.

Advertisement

Ukraina ka 15 reaktorë operativë që gjenerojnë 78,144 GWh energji elektrike, ndërsa Zvicra gjeneron 25,370 GWh energji elektrike përmes katër reaktorëve aktivë.

Sasitë më të mëdha të uraniumit në impiantet bërthamore evropiane vijnë nga Rusia (19.8 përqind), Kazakistani (19.6 përqind), Nigeria (15.29 përqind), Australia (14.4 përqind) dhe Kanadaja (11.6 përqind).

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova